TIRANE- Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas lajmit se firma e Elia Zaharias për prishjen e Teatrit Kombëtar ishte e falsifikuar. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai ashpërson tonet ndaj qeverisë Rama.

Deputeti i LSI thotë se pas falsifikimit të votave në Parlament, ku u votua ligji për Teatrin, tashmë po falsifikohen edhe firmat e artistëve.

Sipas tij, “ky është një skandal, që tregon edhe njëherë se kemi të bëjmë me një qeveri të pacipësh”.

POSTIMI I PLOTE
Cfare qeverie te pacipesh???

Per ligjin per teatrin u FALSIFIKUA vota ne parlament.
Edhe ne peticionin per prishjen e teatrit u FALSIFIKUAN firmat e Piro Manit dhe Elia Zaharias,qe deklaruan publikisht se nuk kishin firmosur kurre.
Nuk besoj se ka më ndonje te marre qe i beson kesaj qeverie edhe atij qe ka ne krye per asgje, qe bejne e thone.
Vetem shesin,blejne falsifikojne dhe rrembejne me mashtrim cdo pasuri publike.
Pastaj vijne ne parlament dhe recitojne genjeshtrat e radhes per hajdutllekun e radhes si dhe recitojne me pasion edhe pastertine e virgjerine morale te tyre te ngjashme me ate te prostitutave.
Shkurt qeveri te pacipesh dhe kaq…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb