TIRANË

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili thotë se askush nuk e beson më prokurorinë dhe SPAK që nuk heton dhe ndalon kryeministrin Edi Rama.

Vasili shkruan në një postim në “Facebook” se një zonjë, kontrolloree trafikut u shoqërua dje pas daljes nga një emision televiziv, ndërsa Rama që iu shkakton shqiptarëve 120 mln euro dënim, shantazhin me vaksinën, mësuesit, mjekët, policët nuk hetohet dhe ndalohet.

POSTIMI I VASILIT
Askush nuk e beson më këtë Prokurori dhe SPAK, që nuk heton e ndalon Edi Ramën!
Dje menjëherë pas daljes në “Opinion” te Fevziu një zonjë kontrollore e trafikut ajror Flora Ndreca shoqërohet ne Polici.
Edi Rama, që iu shkakton shqiptarëve 120 milionë euro dënim për Beçhetin nuk hetohet dhe as ndalohet.
Edi Rama, që shantazhon publikisht me vaksinën nuk hetohet dhe ndalohet.
Edi Rama, që shantazhon mësuesit e mjekët me vendin e punës nuk hetohet dhe nuk ndalohet.
Edi Rama, që shantazhon punonjësit e policisë që denoncojnë trafikantët e dhunuesit nuk hetohet e ndalohet.
Edi Rama, që i thotë policisë hidhni uniformat dhe bëni vota për rilindjen nuk hetohet dhe nuk ndalohet.
Këtë prokurori të kapur turpërisht nga rilindja nuk e beson më askush dhe nuk i duhet as dreqit!!

Vasili Fb
Vasili Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb