TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i ka kërkuar dy kolegëve të tij të PD-së dhe LSI-së, të kërkojnë falje pas letrës së dërguar dje kreut të Kuvendit për ligjin për Teatrin Kombëtar.

Balla ka marrë fjalën sot në seancë duke i quajtur gënjeshtarë opozitarët dhe duke rikujtuar një praktikë të njëjtë në vitin 2016 kur parlamenti drejtohe nga Ilir Meta dhe në atë seancë konkretisht nga Edmond Spaho për të hequr vija paralele me ligjin për teatrin.

“Sa gënjeshtarë ka opozita. Dje i janë drejtuar dhe me disa shkresa se gjoja shqyrtimi i dekretit, miratimi i tij qenka një shkelje e madhe kur unë nuk gjej një rast tjetër në praktikën parlamentar në kaq sa vite ku kemi vepruar ndryshe. Ironia ka të bëjë me seancën e vitit 2016 ku nuk i di arsyet pse është drejtuar nga zoti Meta por dekreti i ardhur nga zoti Nishani është shqyrtuar në një seancë që drejtohej nga Spaho. Minimalisht do i kërkoja zotit Spaho dhe zotit Vasili të bëhen të dy bashkë e t’i kërkojnë falje publikut për gënjeshtrën e radhës”, deklaroi Balla.

Gjithsesi shefi i të majtëve në parlament tha se Spaho e Vasili gënjejnë më rrallë se Lulzim juristi. “Ai gënjeu ditën e hënë kur tha se maxhoranca paska kërkuar që ligji për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar do t’i shkojë Venecias. O Lulzim o jurist ti vetëm gënjeshtra di të bësh në jetë dhe gjumë sigurisht.
Nuk e kemi thënë kurrë por ka qenë një propozim që do të implementohet e ka të bëjë me dërgimin në Komisionin e Venecias të ligjit për avokatinë. Po çlidhje ka kjo me Teatrin”, deklaroi Balla.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb