Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, me anë  të një statusi në “Facebook” shkruan se Edi Rama vazhdon korrupsionin dhe debatet artificiale, me qëllim shmangien e vëmendjes nga katastrofa shëndetësore e Covid-19.

Vasili thekson se Rama po vret njerëzit me korrupsionin e tij e po ngop me para veten dhe oligarkët që qëndrojnë pas tij.

Postimi i nënkryetarit të LSI-së Petrit Vasili:

Edi Rama Korrupsion dhe Debate Artificiale, per te shmangur vemendjen nga Katastrofa shendetesore e COVID!

567 raste te reja vetem sot dhe 8 humbje jete, katastrofe qe s’ka te ndalur.

Edi Rama po vret njerezit me korrupsionin e tij te pandalshem gjithfaresh dhe po ngop me para’ vehten dhe oligarke e klientet.

Parate e shqiptareve mund te shumefishonin kapacitetet spitalore per te semuret me COVID.

Te semureve me COVID u takon me ligj te gjitheve, qe te marrin kujdes spitalor dhe jo te seleksionohen apo te rrijne ne makinat e autoambulancave.

Edi Rama ne mes te Katastrofes Shendetesore provokon debate artificiale, per çeshtje te vdekura dhe pa asnje lidhje, thjesht per shmangien e vemendjes nga katastrofa dhe zgjidhja e saj e munguar.

Keto debate artificiale te stisur nga Edi Rama duhen peshtyre e perbuzur me neveri nderkohe, qe shqiptaret humbin jeten perdite nga Covid.

Kjo qe po ben Edi Rama eshte krim shteteror.

Shprehja Edi Rames “keshtu ndodh kudo” eshte alibi e krimit shteteror dhe asgje me shume.

Katastrofa e Pandemise kerkon:

Organizim te hekurt dhe Financim te pakursyer.

Me paaftesine e Edi Rames vriten njerez te thjeshte, ndersa me Financimin e Edi Rames ngopen oligarke e kliente gjithfaresh dhe viktima mbetet populli i thjeshte.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb