TIRANE

Ish deputeti i LSI Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së delegacionit të PE në Tiranë për situatën politike në vend.

Përmes një deklarate për mediat, Vasili tha se eurodeputetët e kanë shikimin e turbulluar, pasi nuk shohin gjendjen në të cilën ndodhet vendi, ku sipas tij dosja ‘339’ qëndron e bllokuar, krimi ka blerë votat dhe unaza e re është një skandal ndërkombëtar.

Petrit Vasili u shpreh se opozita do ketë gjithmonë një shami në dorë për të pastruar sytë e turbulluar të eurodeputetëve.

“Vota në Shqipëri është blerë nga krimi dhe fajtorët i njeh gjithë Shqipëria. Çudi që zyrtarët e BE s’kanë dëgjuar për dosjen ‘339’, e cila mbahet e bllokuar. Unaza e re është një skandal ndërkombëtar. Nuk e shohin zytarët e PE se kanë shikim të turbulluar, por ne do mundohemi tua qartësojmë shikimin. Asnjë standard që është i pa pranueshëm për Evropën nuk mund të jetë i pranueshëm për Shqipërinë. Korrupsioni siç luftohet në Gjermani do të luftohet edhe në Shqipëri. Opozita do ketë gjithmonë një shami në dorë për të pastruar sytë e turbulluar të eurodeputetëve”- tha Vasili.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb