Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me raportin e FMN-së ku thuhet se Shqipëria kishte vdekjet më të larta në Europë nga Covid.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Vasili thekson se Qeveria jo vetëm i fshehu vdekjet dhe i hidhëroi dyfish shqiptarët, që kanë humbur familjarët e tyre, por sipas tij kreu edhe një krim të vërtetë shtetëror.

Sipas Vasilit, SPAK-u për shkak të kapjes është vendosur në pozicion shumë të shëmtuar dhe antiligj.

REAGIMI I VASILIT
FMN konfirmon, por SPAK i kapur nuk heton as fshehjen e vdekjeve nga qeveria nga Covid!!
Fondi Monetar Nderkombetar konfirmon perfundimisht qe Shqiperia kishte vdekjet me te larta ne Europe nga Covid.
Kjo eshte situata e vertete tragjike dhe mijra familje kane humbur te dashurit e tyre.
Qeveria jo vetem i fshehu vdekjet dhe i hidheroi dyfish shqiptaret, qe kane humbur familjaret e tyre, por kreu edhe nje krim te vertete shteteror.
Te vertetat per Covid-in dhe qendrimin kriminal te qeverise se rilindjes kane marre dhenë brenda dhe jashte Shqiperise.
SPAK-u per shkak te kapjes eshte vendosur ne pozicion shume te shemtuar dhe antiligj.
SPAK-u ç’pret më per te filluar hetimin.
Kaq i kapur eshte SPAK-u sa qe as vdekjet nuk e levizin nga vendi dhe jo më te luftoje krimin e organizuar dhe korrupsionin!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb