TIRANE- Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama dje për denoncimin e oficerit të policisë Emiljano Nuhu lidhur me akuzat ndaj djalit të deputetit të PS-së Rrahman Rrahja, vjen reagimi nga LSI.

Në një mesazh në faqen e tij të “Facebook”-ut Petrit Vasili tha se Rama kërcënoi denoncuesit e dhunës. Sipas Vasilit, heronjtë e Ramës janë ata që përdhunojnë dhe që trafikojnë drogë, ndërsa armiqtë janë Emiljano Nuhu, Dritan Zagani etj.

REAGIMI I VASILIT
Kryeministri moçal, qe s’fliste per shefat e policise te droges ne arrati, sot kercenon denoncuesit e dhunes.
Nje grup shefash policie qe drejtonin trafikun e droges u arratisen kohe me pare. Ata ishin prova me e rende dhe tmerrshme e nje policie te inkriminuar pa sherim.
Ky kryeministri moçal s’guxoi te fliste nje fjale per keta po rrinte si zhabë dhe mezi priste lajmin e gezuar qe shefat e policise iken dhe i shpetuan arrestimit.
Ky zhaba as ju kercenua atyre, as u ndje, as tha gje prej gjeje, as u betua per ndonje lufte a beteje me ta.
Sapo nje oficer policie denoncon dhunen e neveritshme ndaj nje vajze te re del me vrap zhaba dhe e kercenon e shan dhe perbetohet se do ta kape.
Ky qe rrinte si i menderosur kur kapeshin shefat e policise qe benin droge tani i erdhi zeri dhe bertet, por eshte ze aq i dobet e i menderosur sa zeri i zhabes.
Heronjte e ketij zhabes jane ata qe perdhunojne, qe trafikojne droge, dhe jane pjese e krimineleve,ndersa armiqte e tij jane ata qe e denoncojne dhunen drogen krimin si Emiljano Nuhu,Dritan Zagani etj.
Zhaba apo heroi i horrave nuk votoi arrestimin e ish ministrit te brendeshem te perfshire ne trafik droge,mori persiper mbrojtjen e Agron Xhafes trafikant droge edhe genjeu per te.
Keta jane heronjte e dashur te mocalit kryeministror qe vjen ere te ndyre.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb