Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i është përgjigjur Damian Gjiknurit lidhur me kritikat për Listat e Hapura dhe koalicionet parazgjedhore se kërkesa e Opozitës së Bashkuar është në emër të popullit.

Sipas Vasilit Listat e Hapura 100% i kërkon populli teksa ndryshimet e njëanshme kushtetuese nga Rama janë në emër të krimit.

Por Vasili garanton se koalicionin e shqiptarëe kundër Ramës nuk e ndal dot askush. Në fakt shkas i këtij reagimi është bërë një status i mëparshëm i Damian Gjiknurit lidhur me Listat e Hapura dhe koalicionet parazgjedhore, partitë e vogla të cilat nuk sigurojnë as minimumin e votave si dhe sfidat dhe problematikat që sjellin këto aspekte në procesin e administrimit të zgjedhjeve, sipas të cilit rrezikohet të minohet.

 

STATUSI NGA PETRIT VASILI
Hajdutet e votave flasin ne “emer” te popullit !?

Rama dhe Gjiknuri, hajdute te çertifikuar te votave te popullit me krimin e organizuar, kane surrat dhe flasin gjoja ne emer te tij.

Ndryshimi i njeanshem i Kushtetutes nga Rama eshte vetem ne emer te krimit dhe kunder popullit.

Opozita kerkon Listat e hapura 100% ne emer te popullit.

Koalicionin e shqiptareve kunder Edi Rames nuk e ndal e nuk dhe mund dot askush.

Rama ne shtërzimet e humbjes po sillet peshtirshëm si zvarranik politik.

Shiheni VIDEON se si hajdutet rilindas te votave, te njohur boterisht, i vene vulen vjedhjes se votes me krimin ne Diber.

Kujtojeni kete VIDEO sa here qe keta hajdute do te guxojne te flasin per reformen zgjedhore dhe perbuzini dhe poshteroini pa meshire ata dhe zorrat qorre përqark tyre.

Kjo VIDEO eshte bere publike nga Gazeta gjermane BILD dhe njihet ane e mbane botes.

Shqiptareve nuk u lejohet ta harrojne.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb