Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka akuzuar qeverinë dhe ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu se gënjejnë për njohjen e vaksinave të pacerfifikuara nga EMA. Me një postim në Facebook, Vasili shkruan se Italia me urdhër të Ministrit te Shendetësisë shprehet qartë e prerë se certifikata e vaksinimit (Green Pass) për të vaksinuarit me vaksina të pa certifikuara nga EMA do të lëshohet vetëm pas bërjes së detyruar të një doze shtesë (BUSTER) me vaksina Pfizer ose Moderna.

“Italia JO pasaporte vaksinimi per Vaksinat e pacertifikuara, ndersa qeveria rilindase genjen!

Ministrja e Shendetesise ne Parlament genjeu pa u skuqur fare per njohjen e vaksinave te pacertifikuara. Ajo duke ju pergjigjur Tritan Shehut tha ” se ndjen keqardhje që dëgjon nga një mjek shprehjen se vaksinat janë të pasigurta, kjo pasi sipas saj ato certifikohet nga Agjencitë e Prodhimit të Barnave në vendin ku ato prodhohen”. Por e verteta eshte krejt ndryshe dhe e shume e hidhur. Italia vendi, qe u perball me fort se ndonje vend tjeter me Pandemine eshte shume e qarte lidhur me vaksinat e panjohura nga EMA. Italia me urdher te Ministrit te Shendetesise shprehet qarte e prere se certifikata e vaksinimit (Green Pass) per te vaksinuarit me vaksina te pa certifikuara nga EMA do te leshohet veyem pas berjes se detyruar te nje doze shtese (BUSTER) me vaksina Pfizer ose Moderna. Lexojeni urdherin e djeshem te Ministrit Italian Speranza dhe do kuptoni se per cdo gje qe thote rilindja per Pandemine ne Shqiperi vetem gënjen”- shkruan ai.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: