TIRANE

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili reagoi me anë të një deklarate për shtyp në lidhje me publikimin nga autoritetet policore gjermane të një libri me titull: “Partner kriminel në aleancën strategjike”, që përmban fakte tronditëse dhe alarmante për pastrimin e parave të pista në Shqipëri.

Vasili akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama për pastrim të parave. Në deklaratën e tij, kreu i grupit parlamentar të LSI-së tha gjithashtu se një Bankë Shqiptare, është një produkt offshore dhe e licencuar në dhunim flagrante të ligjit, ndërkohë që theksoi se as kryeministri, as prokuroria dhe as Guvernatori i Bankës së Shqipërisë janë në heshtje dhe nuk reagojnë në lidhje me këtë gjë.

“Ne kemi mundur në sytë e prokurorisë shqiptare, në sytë e Bankës së Shqipërisë dhe të Guverantorit të saj, në sytë e këtij kryeministri, tërësisht të kapur dhe të kriminalizuar, që një bankë shqiptare është produkt offshore dhe e licencuar në dhunim flagrant të të gjitha rregullave të Bankës, në mungesë të plotë të transparencës, sipas atyre rregullave që kjo bankë kërkon, dhe kurrkush nuk lëviz gishtin përveçse mbizotëron një heshtje e plotë, ku të tërë palët në qeverisje dhe të gjitha instrumentet ligjzbatuese janë të gjitha në një heshtje, në një sinkron të plotë, pasi këto mekanizma të pakontrolluara, të paverifikuar dhe në këtë klimë të pastrimit të parave do të thotë që u hapet rrugë e gjerë, duke menduar vetëm e vetëm për pasurimin e paligjshëm, ilegal, kriminal të kryeministrit, atij në mënyrë individuale dhe të një klike të vogël që e rrethon dhe rrënimin e shqiptarëve nga ana tjetër. –tha Vasili.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb