Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka kërkuar edhe një herë shkrirjen e Bordit të Transparencës, si dhe të ulen taksat.

Në një reagim të bërë në rrjetet social, Vasili shprehet se shqiptarët po vidhen çdo ditë me çmimin e naftës.

“Shikoni me vemendje perberjen e Bordit te Hajduterise, ne Dokumentin origjinal, qe po ju paraqes. Asnje përfaqësues nga konsumatoret dhe bisnesi, por vetem Qeveri dhe Oligarket e Naftes gjen aty’, thotë Vasili.

“Po si mundet qe nje problem kritik, qe lidhet me çmimin e Naftes vendimet ti marrin vete ata qe e shesin naften, pra ata, qe jane te interesuar te fitojne sa me shume dhe pala e demtuar te mos ekzistoje fare ne ate Bord.

Po kjo eshte nje vjedhje kaq e qarte dhe trashe sa qe as jane munduar fare ta mbulojne nga babezia per te vjedhur.

Te gjithe vendet kane ulur Taksat mbi Naften si nje mase per uljen e çmimit ndaj edhe Maqedonia e Mali i Zi kane çmime aq te ulta megjithse nuk nxjerrin asnje ton nafte.

Vetem Edi Rama dhe qeveria nuk kane ulur asnje Takse nga ato qe rendojne mbi naften, duke vazhduar te mbledhin qindra milion euro ne kurriz mundit dhe djerses se qytetareve per te paguar inceneratore, koncesione e tendera sekrete.

Si Deputet kam depozituar qe gjashte muaj me pare ne ne 9 mars 2022 ne Kuvend, ProjektLigjin per pezullimin e Takses se Qarkullimit dhe te Kabonit, te cilin hajdutet e rilindjes e bllokojne dhe as nuk lejojne te diskutohet.

Ka vetem dy rruge per uljen e çmimit te Naftes:

SHKRIRJE E MENJEHERSHME E BORDIT

ULJE E TAKSAVE MBI NAFTEN.

P.S. Shihni Dokumentin, vetem Qeveri e Oligarke Nafte, dhe Zero perfaqsim te konsumatorëve”, përfundon deputeti.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: