Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit i përmendi emrin sot.

Në një mesazh përmes një postimi në “Facebook”, Vasili thekson se gjatë qeverisjes së Ramës vdekjet janë shtuar, edhe pse janë larguar rreth 400 mijë qytetarë nga vendi. Sipas Vasilit, nën drejtimin e Ramës, Shqipëria është sot në vendin e tretë për vdekjet me të shumta nga COVID

“Fakte tronditese, gjate qeverisjes se Hajvanit Vdekjet vetem shtohen! Nga viti 2013 e deri tani ne 2021 nga Shqiperia jane larguar rreth 400 mije njerez. Megjithese popullsia eshte pakesuar vdekjet jane me te shumta se sa periudha 2010- 2013. Ne vitin 2013 kane qene 20442, ndersa ne vitin 2019 kane qene 21 937. Megjithse Hajvani beri gjoja edhe CHECK UP, pra qe do te zbulonte semundjet dhe do te ulte vdekshmerine ndodhi e kunderta vdekjet vetem u shtuan. Nen drejtimin e Hajvanit Shqiperia eshte sot ne vendin e trete per vdekjet me te shumta nga COVID. Vetem nen drejtimin e Hajvanit fshihen kriminalisht mijra vdekje nga Hajvani. P.S. Hajvan vleresimet per mjeksine para 2013 nuk i ben dot nje sharlatan si ti, por Organizata Boterore e Shendetesise. Plasi syte Hajvan dhe shihe e degjoje se cfare thoshte ne maj te vitit 2012 Drejtoresha e OBSH Suszane Jakabb per shendetesine. Ndaj qepe gojen dhe boll qelbe dynjane me idiotesira politike.”, shkruan Vasili.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb