TIRANË

Ish-kreu i grupit parlamentar në Lëvizjen Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka publikuar një pjesë të deklaratës së tij teksa ishte i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në News 24.

Duke folur për zgjedhjet lokale dhe vendimin e Presidentit të vendit për zhdekretimin e 30 qershorit, Vasili thotë se edhe pse maxhoranca ka ngritur një Komision Hetimor nuk ka për ta shkarkuar dot kreun e shtetit, pasi nuk ekziston asnjë materie juridike, e cila iu jep të drejtë për një vendim të tillë.

“Të konsumojnë deri në fund, që edhe shqiptari më  i fundit të bindet se këto janë idiotë. Të mos këtë ndonjë dyshim ndonjëri. Dhe ju thashë: Ç’do shkarkojnë? Ç’do marrin në shqyrtim? Shtyrjen e zgjedhjeve të Ilir Metës. Çfarë ka bërë Ilir Meta? Asnjë gjë. Ka përdorur në funksion të situatës precedentin e përdorur që nga viti 1991. Thotë Ismail Kadare: Do ringrenë nga balta dhe do rivrasin të rënët. Nuk ka materie juridike, nuk ekziston. Kanë lindur nga zgjedhje të shtyra dhe do marrin në shqyrtim zgjedhje të shtyra.

Kur zgjedhjet shtyhen, sepse i interesojnë Edi Ramës janë kushtetuese,  në rast se zgjedhjet kur shtyhen dhe nuk i intereson Edi Ramës nuk janë kushtetuese. Ata nuk kanë çfarë hetojnë, s’kanë çfarë shkarkojnë, por do të turpërojnë veten e tyre nga fillim deri në fund”-tha mes tjerash Vasili.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: