Nëkryetari i LSI, Petrit Vasili, i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të mbyllë gojën dhe të heshtë, lidhur me situatën e krijuar në Kakavijë, ku sipas tij, po konsumohet një dramë humanitare që dhemb shumë.

Vasili shkruan në ‘Facebook’ se kryeministri është thjesht spektator dhe komentator, që i ngjan një korbi të mallkuar.

Reagimi i Vasilit:

I thoni qe te heshte ky ky Korb i Mallkuar,pra KM-ja!

Ne Kakavije po konsumohet nje drame humanitare qe dhemb shume.

KM-ja eshte thjesht spektator dhe komentator.

Por nje komentator qe i ngjan nje Korbi te Mallkuar:
qe ndjell keq,
qe nuk ndihmon,
qe te le ne balte,
qe jua hedh fajin shqiptareve,
qe nuk leviz gishtin,
qe nuk leviz pushimet,
qe nuk leviz ndihmat,
qenuk leviz parate per te ndihmuar,
por dhe kjo eshte me e liga edhe nuk pushon se foluri zi dhe papushim.

Nje ndihme mund ta jape KM-ja:

TE MBYLLË GOJEN DHE TE HESHTE.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb