Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili deklaroi se qeveria për shkak të pandemisë bllokoi tryezën për reformën zgjedhore dhe gati 2 muaj e gjysmë.

Ai pohoi për ‘Real Story’ në ‘News24’ Vasili pohoi se opozita ka kontribuar me variantet e saj për reformën. Po ashtu Vasili tha se dhe rifillimin e diskutimeve u nxit nga opozita.

“Ata maskarenj do garantojnë zgjedhjet e lira të Shqipërisë? Ata që dhunojnë gazetarin Alfred Lela. Trupat policor veprojnë me urdhër nga Rama. Njeriu kyç që do administrojë reformën, nuk është i partive. Në 15 kushtet e vendosura, ishte dhe pjesëmarrja e opozitës për reformën zgjedhore. U vendosën në tavolinë, ne kemi kontribuar për variantet tona. Koherenca është e plotë. Propozimi më i rëndësishëm, që ata horrat deshën të mbyllnin 1 muaj të numëronin votat. Ndaj ne kemi bërë propozim për rolin dhe sjelljet e administratës në zgjedhje. nuk ka qëndrim amerikan të artikuluar për Reformën. Nuk është dalë me pozicion, por kanë qenë me hamendësime. Të gjithë e dinë shumë mirë se grupi i ekspertëve kanë punuar dhe punojnë për këtë çështje. Ngjarjet qe ndodhën kishin reflektimin e tyre. Në 2 muaj e gjysmë kur u shpall kufizimi, nuk u bën të gjallë për reformën zgjedhore. S’u tha se do flitej online. Edhe për t’u mbledhur insistuam ne. Letrën e bëri Oerd Bylykbashi dhe unë. Ne kërkuam që të mbyllej në 31 maj, pasi këta donin fundin e qershorit. Këto janë fakte. Këtë s’u bënë të gjallë për 2 muaj e gjysmë për të mbajtur afatet. Palët janë në rregull. Opozita ka depozituar një produkt politik që ende për të nuk ka përgjigje. Ndërkombëtarët nuk kanë bërë asgjë në këtë mes. Nuk kanë shfaqur asnjë shqetësim. Vullnet politik me pahir si marr dot Gjiknurit dhe Rudina Hajdarit.”, tha Vasili.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb