Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar sot situatën me pandeminë, marrëveshjet e aleatëve me PD-në por edhe debatet në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Vasili theksoi se situata në vendin tonë nuk është përmirësuar nga COVID-19, ndërsa shtoi se masat e vëna nga qeveria nuk janë efikase.

Teksa u ndal tek marrëveshja me PD-në, Vasili sqaroi edhe pse LSI vendosi të ishte në listë të ndarë nga aleatët. Sipas tij, me këtë skemë do iu jepej mundësia të gjithë kandidatëve. Ndër të tjera Vasili tha se presidenti ka bërë denoncime shumë të forta, që i kanë shërbyer publikut duke shtuar se nuk preferon që të komentojë deklaratat pasi i dukeshin neveri.

PJESË NGA INTERVISTA
Si e komentoni faktin që Komiteti Teknik i Ekspertëve, që la në fuqi këto masa?

Ju dëgjuat se jo vetëm që nuk ndryshojnë, por se ka pasur përmirësim të situatës. Këta që bëjnë këto konkluzione, nuk i marr parasysh. Situata nuk është përmirësuar, por përkeqësuar. Vazhdojmë të kemi një tregues infektiviteti shumë të lartë. Ka gjithmonë mbi 1 mijë raste. Ka mijëra raste që nuk arrijnë të ekzaminohen. Jo për t’i bërë kritikë këtyre, por këto masa nuk kanë asnjë vlerë. Ora 20:00, ora 18:00, janë hiç gjë, nëse nuk funksionojnë masat e tjera. masat a kanë dhënë efekt?! Jo nuk kanë dhënë. Duhen testime. Pandemia këtu tek ne nuk ulet treguesi. Shqipëria nuk ngjan për nga ecuria me asnjë vend. Sistemi i masave, ne nuk e kritikuam, edhe pse i thamë dhe alternativa, ja ku jemi tani.

Përse në gjykimin tuaj është ulur mosha e të prekurve me COIVD dhe ka dhe vdekshmëri?
Një pandemi që del nga kontrolli, sigurisht që do t’i godasë të tërë. Plus dhe ndryshimet tipologjike që ka virusi. Mutacione ka plotë. Procesi i vaksinimit është proces pozitiv, kjo është temë e gjatë. Një lumë që del nga shtati i njom të tërë, kurse mbajtja në kontroll, i mbron.

Dje zyrtarizuar marrëveshja e PD e aleatët… ju nuk ishit.
Problemi ka qenë i qartë dhe i thjeshtë; ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës për koalicionet. Partitë kërkonin një formulë konkurrimi që votat të maksimizoheshin. Ndaj e kemi zgjedhur që të konkurrojmë në lista të ndara me PD. Fronti opozitar kërkon përfaqësi të gjerë. Ka një numër të madh kandidatësh në raport me kundërshtarët, ndaj kërkonte dhe strategji. Ne do të kemi listën tonë në secilin qark. Sa i takon bashkëpunimit elektoral, kjo është një çështje që do të flitet. Edhe paritë që janë pjesë e koalicionit me PD, kanë një marrëveshje të tyre të brendshme që votat e kandidatëve të partive të tjera, iu llogaritet atyre partive. Pra pesha elektorale në këtë rast është e evidentuar. Ky model mundësin që asnjë votë mos të digjet kot.

Zoti Bamir Topi kreu i FRD dha sot dorëheqje. Si pjesë e fontit opozitar, keni një koment?
Nuk kam pasur asnjë informacion se si ka qenë ecuria e këtyre gjerave. Në planin personal kam respekt për zotin Topi, se është mik i kahershëm që nga 8-vjeçarja. LSI nuk ka qenë pjesë në asnjë nivel të këtyre diskutimeve. Si njoh rrethanat. Deri sa them se në rastin konkret bëhet fjalë për një mik, s’do isha korrekt për këtë gjë. Megjithatë do të ketë pasur arsyet e tija. I uroj sukses FRD-së.

Sa gati ndihet LSI për zgjedhjet që po afrojnë?
Për LSI dhe për intensitetin që ajo ka, nëse do zgjedhjet do të zhvilloheshin pas një jave, do ishim të lumtur.

Çfarë pritshmërish keni?
unë bëj pjesë tek veteranët. Jam i mrekulluar. Jam tërë kohës në terren bashkë me dhejtra të rinj, intelektualë, që më kanë lumturuar. Jam i lumtur që shoh të gjitha moshat, me një pjekuri të madhe. Më ka rikthyer një optimizëm që e kam pasur që në 2005-ën. Tani ka marrë një dimension që më ka suprizuar. Në çdo takim dhe komunikime, më ka çuditur motivimi dhe kënaqësia që ata gjejnë tek LSI një parti pa barriera.

Ç’mund të na thoni në lidhje me përplasjet e kryeministrit me presidentin?
S’kam parë debat në distancë. Kam parë qartësisht një president misionar që i ka qëndruar pranë Shqipërisë në kohë të turbulltat. Ka denoncuar afera nga më të tmerrshmet. Siç ishte dhe ligji për dividentin. Këto nuk do t’i dinim se sa thellë ishte e inkriminuar qeveria e Edi Ramës. Për ça thotë Edi Rama me shumë mirësjellje, kam neveri ta komentoj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: