TIRANË

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili deklaron se parlamenti dha një provë tjetër të shëmtuar të kapjes, por edhe të një niveli mizerabël funksionimi. Sipas tij, Kuvendi shpalli 4 vende vakante për KLGJ dhe KLP me nxitim të madh duke pretenduar se gjoja koha e mandatit këtyre anëtarëve u fillonte ditën kur ishin miratuar në kuvend.

Ai thotë se rrëmbimi për t’i zgjedhur e kapur sa më parë me këtë Kuvend me një parti, i shtyu të sillen si kokëgdhë të vërtetë.

POSTIMI I PLOTË
Parlamenti i kapur dhe gdhë, u kap me presh ne dore per vakancat e KLGJ dhe KLP !!
Parlamenti i katandisur ne zorren qorre te qeverise dha nje prove tjeter te shemtuar te kapjes, por edhe te nje niveli mizerabel funksionimi.
Kuvendi shpalli 4 vende vakante perkatesisht dy per Keshillin e Larte Gjyqesor dhe dy per Keshillin e Larte te Prokurorise.
Kuvendi i shpalli me nxitim te madh duke pretenduar se gjoja koha e mandatit ketyre anetareve u fillonte diten kur ishin miratuar ne kuvend
Edhe me budallai e di qe mandati fillon kur konstituohet Keshilli perkates ashtu sikurse mandati i deputeteve quhet i filluar jo kur behen zgjedhjet, por kur deputetet betohen ne Kuvend.
Rrembimi per ti zgjedhur e kapur sa me pare me kete Kuvend me nje parti, i shtyu te sillen si kokegdhë te vertete.
KLGJ dhe KLP i nxoren bojen Kuvendit, qe u detyrua te terhiqet.
Qesharake eshte kur sheh ca te huaj, qe kane folur per kete kuvend, besoj se jane skuqur e turperuar, kur shikojne keta sharlatane, qe kane zaptuar parlamentin si nje bande hajdutesh politikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb