TIRANË

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka publikuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës së 2013 para se të fitonte zgjedhjet duke marrë mandatin e parë të qeverisjes.

Teksa Rama premton zmbrapsjen e krimit për 300 ditë, shërbim shëndetësor falas për çdo qytetar shqiptar të siguruar apo jo dhe 5-fishim të financimit publik për bujqësinë, Vasili shkruan se kush e beson më nuk ka asnjë respekt për veten.

“Kush e beson më këtë mashtrues nuk ka asnjë respekt për veten. Shqipëria u mbush me drogë e kriminele. Shëndetësia falas ishte një gënjeshtër e pacipë. Fermerët hedhin prodhimet dhe qumështin rrugëve. Shiheni këtë VIDEO dhe mos harroni kurrë këtë gënjeshtar kolosal!!!”, shkruan Vasili.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb