TIRANË- “Vjedhje gjigande dhe kriminale me tenderin e rrugës te Unaza e Re, prokuroria të mos bëhet palë me megahajdutërinë”.
Kështu ka deklaruar sot kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili teksa ka publikuar dhe disa faksimile.

Sipas tij, janë bërë “tre tendera për 2.2 km rrugë, 40 milionë euro për 2.2 km rrugë nga Pallati me Shigjeta tek sheshi Shqiponja”.

“Dhe në çdo ofertë vetëm dy konkurrues dhe gjithmonë i dyti nga konkurruesit e ka ofertën ZERO lek. Pra gara ishte shitur në mënyrën më të turpshme dhe më korruptive. Një korrupsion i tillë i pafytyrë është kaq i qartë, kaq kriminal, kaq i pacipë siç është fytyra e hajdutërisë së shfrenuar të kësaj qeverie dhe këtij kryeministri.

Tenderi i vjedhur dhe i manipuluar sheshit, çmimi më shumë se 18 milionë euro për km, tre oferta me ZERO lek, si s’ka turp Prokuroria që hesht është qartësisht pale me këtë vjedhje të qeverisë”, shkruan Vasili në “Facebook”.

Ai thekson se Prokuroria duhet të kishte filluar me kohë hetimin kryesisht pas denoncimeve publike me dhjetëra fakte skandaloze.

“Prokuroria të ndahet një herë e mirë sa s’është shumë vonë nga vjedhja kriminale e qeverisë.
Të nderuar qytetarë më poshtë keni faktet që flasin vetë dhe le t’i shohë edhe prokuroria”, deklaron Vasili.

Vasili Fb
Vasili Fb
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb