TIRANË

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka shpërthyer në thirrje e mallkim për kryeministrin Edi Rama teksa publikon gjobën ndaj një qytetari 61 vjeç pasi ka shkelur masat për të ndihmuar nënën 90-vjeçare.

“Plasi sytë Edi Rama !
Shihe si gjobitet qytetari se shkon të ndihmojë nënën 90-vjeçare. (DOKUMENTI).
Edi Rama ti kujdesesh per nënën tënde dhe mirë bën.
Po turp nuk të vjen që lëshon xhagajdurët e tu të policisë, që gjobisin paturpësisht qytetarin 61-vjeç që shkon të ndihmojë nënën 90-vjeçare.
Turp dhe të zëntë nëma e të gjithëve ne se ke kazëm dhe jo zemër”, shkruan Vasili.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb