Në mes të debatit për shembjen e Teatrit Kombëtar, që u shoqërua me protesta, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili vjen me një mesazh drejtuar mjekëve infeksionistë dhe epidemiologë.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’ Vasili i sugjeron kolegëve të tij mjekë që të heshtin, pasi sipas tij ata nuk kanë kurajo që t’i tregojnë vendin kryeministrit Rama dhe mos të flasin më për distancim social.

Vasili theksoi se “qindra policë të ngjeshur me njeri tjetrin dhe përqafimet neveritëse bashkiake edhe me te moshuar janë fakte shume te renda dhe ne mes te dites.”.

REAGIMI I VASILIT
Kolege infeksioniste dhe epidemiologe HESHTNI!! (FOTO).
Me qe nuk keni kurajon t’u tregoni vendin Edi Rames dhe shembelltyrave te tij ne Bashki,
tani e tutje mos flisni më per distancim social sepse fyeni veten.
Qindra police te Edi Rames ngjeshur me njeri tjetrin dhe perqafimet neveritese bashkiake edhe me te moshuar jane fakte shume te renda dhe ne mes te dites.
Ju nuk keni kurajo profesionale ti ndaloni keta sharlatane politike.
Ndaj Heshtni sepse te flasesh ketej e tutje per distancim social eshte me shume se turp.
Keta mbyllen nje televizion per nje te ftuar me shume ne studio edhe duke e respektuar distancen sociale, gjobisin qindra qytetare e mbyllin biznese, ndersa po vete keta dhunojne cdo rregull.
Ndaj HESHTNI !!

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb