Deputeti Petrit Vasili ka sulmuar drejtorinë e Ujësjellësit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa ka lëshuar akuza dhe për inceneratorët.

REAGIMI
Inceneratorët i kanë shtrirë këmbët e tyre përveç mbetjeve të Tiranës edhe në Ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës.
Është e qartë që lidhja Bashki-Incenerator është me shume fije, të cilat po zbulohen një nga një dhe që lidhen me vjedhje milionash të tjera.

Prej më shumë se dy muajsh, që në 1 qershor 2022, si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i kam kërkuar zyrtarisht Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë si Ndërmarrje e Bashkisë së Tiranës, informacion për këto çështje:

?️Numri i procedurave tenderuese për blerje matësash nga viti 2016 deri më sot?

?️Kompanitë, që kanë fituar?

?️Sa nga këto procedura janë fituar nga kompania ITS me aksionier kryesor Klodian Zoto?

?️A i plotësojnë standartet sipas kushteve të përcaktuara në procedurën e tenderimit?

?️A keni hasur problematika të cilat kanë rezultuar në kosto për biznesin apo abonentët familjarë?

?️A i keni marrë në dorëzim matësat?

Nga frika e të vërtetës, asnjë informacion nuk është dërguar nga UK Tiranë si Ndërmarrje e Bashkisë së Tiranës duke shkelur haptas ligjin për Statusin e Deputetit dhe të së Drejtës për Informim.

Bllokimi i informacionit bëhet me qëllimin e vetëm, që e vërteta të mos dalë në shesh.

U bëj thirrje t’i thërrasin mendjes dhe të zbatojnë ligjin dhe të informojnë sepse të vërtetën nuk e mbulojnë dot në asnjë mënyrë.

Ka mjaft punonjës të përgjegjshëm të shtetit dhe të Bashkisë së Tiranës, që po informojnë vazhdimisht sepse nuk e durojnë dot vjedhjen e hapur, që po bëhet dhe mirënjohja për përgjegjshmërinë e tyre është pa kufi.

Në këto të vërteta pa asnjë diskutim do t’i bëjmë publike për të informuar të gjithë shqiptarët, por do t’ia vëmë në dispozicion edhe SPAK-ut..

Bashkia e Tiranës si një kampione e vjedhjeve, e korrupsionit e lidhjes me kompani mafioze, e pastrimit parave, e rrëmbimit të pronës publike, përpëlitet më kot që të bllokojë të vërtetën.

Shumë shpejt fakte dhe dokumente të tjera të renda dhe kompromentuese, vetem pak durim, çdo gjë në kohën e duhur….!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb