Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, gjatë hapjes së kampit të të rinjve të LRI në Jalë, ka treguar vizionin e LSI dhe misionin e tyre.

Ai ka thënë që të rinjtë duhet të jenë qëndrestarë për të ardhmen dhe duhet të marrin në dorë fatin e tyre.

“I kërkoj qeverisë të marrë masa për COVID-in. E dini se çfarë ndodhi. Kufizimet ishin vetëm propagandë, por mijëra njerëz humbën jetën. Qindra mijëra të tjerë e kanë kaluar me problme,e të mëdha. Kanë marrë para borxh për të përballuar. Ky është realitet. Kush do i japë përgjigje? Këtë përgjigje duhet ta japim ne vetë. Do të vijë në kamp si djalë e një vajzë të re, por do të dalë nga këtu si një djalë dhe një vajzë me mendjen e një qëndrestari.


Nuk mund të rrimë nëpër “facebooke” ku na kërkohet të jemi në majë të qëndresës për të siguruar të ardhmen. Koha është e vështirë, kërkon njerëz që luftojnë dhe një luftëtar i mirë nuk njeh moshë. Në LSI, që në 2008, ka qenë sërish në opozitë. Luftoi, që të rinjtë të mos iknin nga malet e nga kodrat. Në rast se do të harroni, sepse s’keni ardhur për të kaluar disa ditë interesante, por duhet të mendoni gjatë sepse duhet të ktheheni me një mendim e karikim të ri, që muajt që na presin të jemi së bashku”, tha Vasili.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb