TIRANË

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili i ka kërkuar sërish qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama heqjen e kufizimeve dhe orareve të lëvizjes. në një dalje për mediat në LSI, Vasili tha se është absurde mbajtja e orareve të kufizimit dhe mbyllja e qytetarëve e bizneseve.

Sipas tij, duhet të vazhdojë distancomi fizik të respektohet nga qytetarët dhe të zbatohen masat e higjienës personale por kufizimet duhet të hiqen pasi po sjellin pasoja të tmerrshme tek qytetarët.

“Pse Fieri të mbahet zonë e kuqe me një rast të vetëm. Është absurde mbajtja e orareve të kufizimeve dhe mbyllja e qytetarëve dhe bizneseve.
Heqja e menjëhershme e kufizimeve orare të pakuptimta është n ë masë që duhet marrë menjëherë. Duhet të vazhdojë distancomi fizik të respektohet nga qytetarët dhe të zbatohen masat e higjienës personale. Nëse bëhet fjalë për 8 raste të reja nuk përbën asnjë problem për t’u kontrolluar nga sistemi shëndetësor shqiptar, janë të papërfillshme. Po njëherazi me këto masa po ndodhin dy fenomene, një psikozë frike e pandemisë dhe nga ana tjetër pandemia ekonomike që po godet mijëra njerëz që po rrënon qindra e mijëra biznese të vogla, mijëra të vetëpunësuar shqiptarë që ushtrojnë zejtarinë, mijëra të punësuar në bujqësi që vuan për shkak të kufizimit të lëvizjes së automjeteve të shpërndarjes”, deklaroi Vasili.

Ai i cilësoi kufizime politike në shërbim të paranojave të kryeministrit. “Asnjë shifër dhe asnjë fakt nuk i jep të drejtë atij. Sot publikohet që pozitiviteti i shifrave është shumë nën 5%, cilat janë pra arsyet shkencore, sugjerimet ku bazohen që mbajnë kufizime me fasha orare të padëgjuara në Europë. Ky qëndrim arbitrar duhet të marrë fund. I nderuar kryeministër çdo pushtet mbaron shpejt por këto masa arbitrare nuk harrohen se kanë rënduar familjet shqiptare. Tërhiqu nga ky arbitraritet”, i bëri thirrje kryeministrit Rama, nënkryetari i LSI.

DEKLARATA E PLOTË
Shqipëria sot sërish është imponuar që të burgoset për fundjavë pa asnjë arsye dhe pa asnjë shkak të përligjur dhe që të lidhet direkt me të dhënat e bëra publike nga vetë shteti. Rastet e reja, sikurse është bërë publike janë vetem 8 dhe është absurde që qarqe të tëra, një qark si Fieri të mbahet I bllokuar dhe të konsiderohet si zonë e kuqe me 1 rast të vetëm.

Të dhënat e qeverisë nuk justifikojnë asnjë nga veprimet dhe kufizimet e saj. Është absurd mbajtja e orareve dhe kufizimeve dhe mbylljeve në 17.30 të qytetarëve dhe të të gjitha bizneseve. Është gjithashtu një absurditet I jashtëzakonshëm mbyllja e qytetarëve dhe bizneseve pas orës 17.30 e ditës së premte e në vijim. Dhe njëherazi është një absurditet dhe nuk ndihmon në kontrollin e pandemisë, përkundrazi krijon një anormalitet që do të ndihmonte përhapjen e saj në rast se do ta konsideronim si të tillë.

Pra në momentin aktual, heqja e menjëherëshme e kufizimeve të pakuptimta dh eta pabazuara nga ana shkencore, pra e kufizimeve orare është një masë që duhet marrë menjëherë. Pa asnëj diskutim sigurisht duhet të vahzdoje distancimi social fizik që të respektohet nga qytetarët dhe të respektohen gjithashtu fortësisht masat e higjenës personale dhe këtu çështja është në kontroll të plotë.

Në rast se ka vetëm 8 rastë të reja në zona kaq të gjera me popullsi kaq të madhe janë lehtësisht dhe nuk përbëjnë asnjë problem për tu kontrolluar nga sistemi shëndetësor shqiptar pasi janë shifra të papërfillshme. Por njëherazi duke mbajtur masa arbitrare tërësisht të pakuptimta po ndodhin 2 fenomene shumë të mëdha.

Po mbahet një psikozë absurde e frikës dhe e një paniku të panevojshëm ndaj pandemisë, e cila rëndon njëherazi të gjithë sëmundshmërinë kronike, në mënyrë të veçantë atë të problemeve mendore, kardiake, eukologjike dhe plot të tjera që vuajnë për shkak të kufizimeve, e rëndohen për shkak të tyre dhe nga ana tjetër pandemia ekonomike që po godet mijëra e mijëra njerëz dhe vende pune, që po rrënon qindra e mijëra biznese të vogla, mijëra e mijëra të vetëpunësuar, shqiptarë që ushtrojnë artizanatin, zejtarinë, mijëra të vetëpunësuar në bujqësi e cila vuan në mënyrë të jashtëzakonshme për shkak të kufizimeve të mëdha, të lëvizjes së automjeteve shpërndarëse të prodhimeve dhe mjaft kufizimeve të tjera të cilat po shkaktojnë një rrënim të tyre, të këtyre njerëzve, pra këto kufizimeve po kërcënojnë atë që quhet vegjëlia shqiptare, e mijëra mijëra njerëz të cilët punësohen në këtë sektor dhe që bëjnë praktikisht edhe punësimin e gjerë të mijëra e mijëra shqiptarëve.

Është fare e qartë që mbajtja e këtyre kufizimeve përbëjnë një abuzim politik të pastër dhe janë kufizime në shërbim të paranojave të kryeministrit shqiptar të një axhende politike të tij, e cila kalon vetëm nga një rrugë, nga burgosja politike dhe arbitrare e shqiptarëve, pasi asnjë shifër dhe asnjë fakt nuk i jep të drejtë atij. Sot publikohet që pozitiviteti i shifrave është shumë nën 5%. Cilat janë pra arsyet shkencore, arsyet teknike, cilat janë sugjerimet dhe ku bazohen ato që mbajnë kufizime me fasha orare të padëgjuara në Europë pas 9 javësh izolim?

Ky qëndrim arbitrar duhet të marrë fund menjëherë, pasi po rrënon pa kthim shqiptarët dhe po i përgatit atyre si alternativë për mbylljen nga pandemia vetëm largimin nga vendi, i cili nuk i afron asnjë mundësi ekonomike, por u rrënoi edhe ato pak mundësi ekonomike, të cilat ishin vërtet kritike edhe para pandemisë, por sot kanë hyrë thuajse në një rrugë pa kthim.

Prandaj, po i kërkoj edhe një herë kryeministrit të shurdhër shqiptar, kryeministrit arbitrar shqiptar, i cili bën sikur nuk dëgjon dhe kënaqet në mizorinë e imponimit të masave të tij në shpërdorim të pushtetit. I nderuar kryeministër çdo pushtet përfundon shpejt,…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb