TIRANË

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili akuzon prokurorinë se po zvarritet e vihet në shërbim të rilindjes në rastin e Valdrin Pjetrit.

Sipas tij, ndërsa Pjetri dha dorëheqjen, prokuroria rri e shtyn vendimmarrjet për t’i dhënë kohë rilindjes. Vasili shkruan se ‘Prokuroria e lindur nga Fake reforma në drejtësi e rilindjes është realisht më militante se rilindja vetë’.

POSTIMI I VASILIT
Prokuroria më rilindase edhe se Edi Rama!!
Në vend të vepronte në mënyrë të rrufeshme për Valdrin Pjetrin, prokuroria vazhdon të zvarritet e vihet në shërbim të rilindjes duke ia kaluar edhe vetë asaj.

Valdrin Pjetri dha dorëheqjen kurse prokuroria vazhdon dhe rri e shtyn vendimmarrjet për t’i dhënë kohë rilindjes dhe Edi Ramës të kalojë hallin, që nuk e kalon dot.

Të njëjtën gjë bëri edhe kur Edi Rama i bëri thirrje policisë që të hidhte uniformat e të bënte fushatë për PS në 2017. Edi Rama kërkoi edhe falje për fajin e tij, ndërsa prokuroria militante ia kaloi edhe Edi Ramës vetë dhe mbylli çështjen e tha se ai nuk kishte bërë faj.

Sot po kjo prokurori që kishte nënshkruar marrëveshje edhe me KQZ për verifikimin e kandidatëve jo vetëm s’e bëri detyrën atëherë por nuk e bën në mënyrë skandaloze edhe sot.

Qesharake vërtet!!
Prokuroria e lindur nga Fake reforma në drejtësi e rilindjes është realisht më militante se rilindja vetë.

Gjynah vërtet për ata që “mahnitën” nga kjo Fake reforma në drejtësi që duke qenë sipas këtyre edhe “perlë” duhet të jetë edhe shembull mbarëbotëror.

Vasili Ok
Vasili Ok

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb