Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, me anë të një statusi në “Facebook” ka publikuar videon e News 24, ku një djalë tregon peripecitë në luftën e tij për të shpëtuar nënën nga sëmundja e koronavirusit.

Vasili shprehet se qeveria duhet që të lërë arrogancën e neveritshme, duke shtuar se po ashtu duhet të lërë edhe justifikimet vrastare.

Po ashtu, Vasili thekson se lotët e djalit janë një shuplakë për qeverinë, që bën vetëm propagandë e jo punë.

Postimi i nënkryetarit të LSI-së Petrit Vasili:

Qeveri lere arrogancen e neveritshme.(VIDEO).

Qeveri leri justifikimet vrastare.

Qeveri lere propaganden e peshtire.

Lotet e ketij djali per nenen e semure, qe nuk e shtrojne ne Sanatorium dhe qe lengon me COVID ne autoambulance, jane deshmi rrenqethese se si kryeministri dhe qeveria genjejne poshtersisht.

Fjalet e ketij djali jane shuplake per qeverine, qe me nje logjike kriminale ben propagande ne vend, qe te veproje.

Keto lot deshperimi te nje djali, qe nuk gjen ndihme e mbeshtetje per nenen e tij jane nje dhimbje pa fund per cdo njeri qe ka zemer, por jo per qeverine e hipokriteve.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb