TIRANË

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili komenton vendimin e kryeministrit Edi Rama për të shpallur dëshmorë viktimat e 21 janarit pas 8 vitesh në pushtet. Vasili shkruan se Rama një vit pasi erdhi në pushtet i dha poste një pjesëtari të grupit të zjarrit në 21 janar, teksa pas 8 vitesh bën dëshmorë viktimat.

“Edi Rama më parë bën kryetar ata, që qëlluan në 21 janar se të shpallë dëshmorë viktimat!?
Edi Rama që me një vit pasi erdhi në pushtet në vitin 2014 bëri Drejtor OSHEE, në vitin 2015 Kryetar PS dhe pastaj Kryetar Bashkie Mat, Agron Malajn pjesëtar të grupit të zjarrit në 21 janar dhe të shkarkuar nga Saimir Tahiri për këtë arsye, ndërsa viktimat e 21 janarit i shpall “Dëshmorë të Atdheut” pas 8 vjetësh!?
Dhe Edi Rama flet për 21 janarin, çfarë pështirosje!!”, shkruan Vasili.

Vasili Fb
Vasili Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb