Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili i është kundërvënë kryeministrit Edi Rama sa i takon menaxhimit të situatës me pandeminë e COVID-19. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Vasili theksoi se menaxhimi i pandemisë në Shqipëri ka ecur qartazi në rrugën e spontanitetit. Sipas Vasilit kujdesi i vetëm që qeveria dhe Edi Rama kanë pasur nuk ka qenë jeta e njerëzve, por vetëm slogani “Rrofsha unë”.

MESAZHI I VASILIT
Pandemia dhe qeveria: “Rrofsha une!
Menaxhimi i Pandemise ne Shqiperi ka ecur qartazi ne rrugen e spontanitetit, improvizimeve te dites dhe askurre ne kriterin mbretereshe te veprimeve bazuar ne evidence.
Masa kufizuese butaforike gjithmone pa rezultat dhe per me keq me rezultate gjithnje e me negative, qe e kane bere natyrshem publikun mosbesues dhe jo bashkepunues.
Autoblindat ne vend te testimeve, financim minimal disa here me i vogel edhe se Kosova, nje numer 127 ne vend te mobilizimit te sistemit primar pra mjekut te familjes, shkeputje te mjekut nga pacienti, kaos organizativ dhe me e shemtuara propagande violente deri ne idiotesi ne vend te masave konkrete ky ka qene lejtmotivi i sjelljes se qeverise ne pandemi.
Kujdesi i vetem qe qeveria dhe Edi Rama kane pasur nuk ka qene jeta e njerezve, por vetëm sllogani “Rrofsha une”.
Nderkohe qe rastet nga fillimi i pandemise rastet rriten me rreth 40 here qeveria vazhdon me”Rrofsha une”.
Qe nga venia e detyrimit e gjobave per maskat rastet rriten me here keta vazhdojne me “Rrofsha une”
Testimet rriten vetem 2 here dhe rastet 40 here keta vazhdojne me “Rrofsha une”.
Fillojne te flasin per mjekun e familjes tete muaj pas fillimit te pandemise dhe prap “Rrofsha une”.
Asnje parameter i Pandemise nuk eshte ulur.
Vdekjet jane shtuar duke mos zbatuar edhe qendrimin e OBSH per to, qe kerkon: “COVID 19 duhet të shënohet në certifikatën e shkaqeve të vdekjes, për të gjitha rastet në të cilat sëmundja (COVID 19) ka shkaktuar, ose mendohet të ketë shkaktuar ose kontribuar në humbjen e jetës”.
Kembengulja e Qeverise dhe çdo perfaqesuse te saj, qe si papagalle te tromaksur perserisin refrenin: “i kemi bere te gjitha, kemi mijra strategji gati”, etj broçkulla si keto,
kane perballe nje realitet te hidhur, qe flet vete ne menyre dramatike dhe ku mijra qytetare nuk bejne dot nje tampon apo rrijne me ore te tera neper autoambulanca perballe spitaleve ku nuk shtrohen dot.
Sllogani i qeverise “Rrofsha une” eshte sa butaforik dhe qesharak aq edhe tragjik sepse mijra qytetare luftojne per jeten te pa u mbeshtetur nga qeveris.
Beteja per jeten nuk fitohet me “Rrofsha une”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: