Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili reagon pas deklaratave të drejtorit të Zërit të Amerikës për Euroazinë, Elez Biberaj, i cili, siç thotë Vasili i bëri një skaner të plotë krizës politike në Shqipëri. Ndër të tjera, Vasili thotë: Amerika foli qartë dhe se sistemi demokratik i vendit duhet shpëtuar nga llumi kriminal i Edi Ramës.

Reagimi i plotë i Vasilit:

“Analiza e Drejtorit te Zerit te Amerikes z.Elez Biberaj eshte nje skaner perfekt i situates kritike dhe udhekryqit shume te rrezikshem ne te cilin ndodhet sot sistemi demokratik ne Shqiperi dhe tronditja e tij nga themelet per shkak te kapjes kriminale te shtetit nga qeverisja e Edi Rames.

Garancia themelore per vetveten,qe shqiptaret fituan pas viteve 90′ ishte vetem nje: Sistemi Demokratik Pluralist.

Ky sistem i beri ata te barabarte perpara ligjit,te barabarte ne te drejten e fjales,prones dhe ne te drejten per te kontrolluar e kritikuar pushtetin.

Qeverisja e kriminalizuar e Edi Rames ka goditur pikerisht themelin e sistemit demokratik, duke e kapur ate permes krimit, droges, parase se piset dhe korrupsionit.

Pushtetet qe garantojnë balancën e kontrollin kane rene.

Parlamenti është kapur, gjyqësori po ashtu dhe te njëjtin fat ka pasur edhe media si nje pushtet i katërt.

Demagogjisë se reformës ne drejtësi i ka dale tërësisht boja, sepse e ashtuquajtura drejtesi e re eshte thjesht dhe vetem kapje e saj nga rilindja per te siguruar pandeshkueshmeri per veten dhe korrupsionin e kriminalizimin e saj te thelle.

Kjo “drejtesi e re” eshte vetem mekanizem per te goditur kundërshtarët politike dhe qytetarin e thjeshte, qe ky i fundit te mos ndihet zot i lirive te veta, por thjesht peng i nje qeverie abuzive dhe agresive, qe ben ç’te doje me te

Çdo mekanizëm kontrolli parlamentar u kap dhe u asgjesua. Parlamenti i kapur është tashme vetëm një zgjatim, pra nje zorre qorre e qeverise se kriminalizuar dhe banditizmi parlamentar ja zuri vendin parlamentit demokratik .

Media shqiptare si pushtet i katërt u kap me çdo mënyre nga qeveria duke perdorur parate e pista, shantazhin ekonomik, kërcënime gjithfarësh dhe duke perdorur ne menyre kriminale shtetin e instrumentet e agjensite shteterore ne kete operacion te kapjes se medias.

Media e lire sot eshte me e kercenuar edhe se ne pragvitet 90′ duke rrenuar nje nga shtyllat baze te sistemit demokratik.

Nje sistem demokratik i tille duhet ringritur nga themeli,duhet pastruar nga llumi kriminal i qeverise dhe duhen cliruar energji dhe liri te reja, qe jane themeli i kapitalizmit pluralist e demokratik.

Korrupsioni si metastaza, ka mberthyer cdo qelize te jetes ekonomiko shoqerore dhe ka asfiksuar ekonomine dhe lirine e biznesit duke varferuar tragjikisht shqiptaret, qe braktisin me mijra e mijra vendin e tyre.

Koha e ndryshimit nuk pret me.

Jane ne loje fatet e vendit, fati i sistemit demokratik si garancia e te gjitheve, fati i shqiptareve dhe fati i te ardhmes.

Duhet shkaterruar pa asnje meshire kapja e shtetit nga rilindja, qe Shqiperia demokratike dhe e barabarte per te gjithe të marre fryme”.

Artikulli i plotë i Elez Biberajt:

Rama arrogant dhe autoritar, si dilet nga kriza dhe ku gaboi Basha me mandatet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb