Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se në Shqipëri, janë dhuruar 189 milionë dollarë për OJF që bënin avokatinë e regjimit të Edi Ramës.

“Plot 189 milion dollarë u janë dhënë OJF të majta në Shqipëri për t’i bërë fresk narkoqeverisē së Edi Ramës.

Konfirmimi vjen nga Richard Grenell”, shkruan Vasili, ndërsa ka publikuar edhe një të dhënë me tabela. Ai shkruan se OJF-të në vendin tonë nuk iu janë kundërvënë fenomeneve negative.

“Çfarë turpi, 189 milion dollarë për OJF-të, që bënin avokatinë e narkoshtetit me regji të Ramës!

Shifra shokuese, që provojnë se qeverisja e korruptuar e Ramës është mbështetur nga një propagandë qindra milionè dollarë, ku dhjetra OJF me regji të Ramës janë bërë pjesë aktive e këtij pisllëku për të mashtruar opinionin publik.

Plot 189 milion dollarë u janë dhënë OJF të majta në Shqipëri për t’i bërë fresk narkoqeverisē së Edi Ramës.

Konfirmimi vjen nga Richard Grenell.

Asnjë nuk ka harruar që përfaqsues nga më të lartë amerikanë që nuk takonin as opozitën politike, takoheshin me përfaqsues te OJF të përzgjedhura me kujdes dhe që funksiononin vetëm me regji te Ramës dhe narkoqeverisjes.

Asnjë nuk ka harruar që këto OJF në kulmin e krizave politike nuk mbajtën kurrë qëndrim ndaj qeverisë si shkaktarja e vetme e këtyre krizave.

Asnjë nuk ka harruar që këto OJF nuk ju kundërvunë kurrë kanabizimit të Shqipërisë.

Asnjë nuk ka harruar që këto OJF nuk folën kurrë për kapjen e drejtësisë dhe shkaterrimin e reformês ne drejtësi  përkundrazi bënë avokatinë mashtruese pro kësaj narkodrejtësie.

Asnje nuk ka harruar që këto OJF stisnin aktivitete pseudokauzash me regji të Edi Ramës për të devijuar vëmëndjen e opinionit publik nga megaskandalet e qeverisë.

Këto OJF u shnderruan në instrumente të neveritshme, që kundrejt parave pa fund që përvetsonin nga taksat e qytetarëve amerikane dhe nga pagesat korruptive te qeverise, ishin të gatshme ti shërbenin verbërisht dhe poshtërsisht narkoqeverisjes se Ramës.

Sot ka ardhur më në fund dita që të vërtetat po dalin sheshit dhe të gjithë këta gjoja veprimtarë mizerabël e pa moral janë tashmë lakuriq përpara shqiptarëve”, shkruan Vasili.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: