Nënkryetari i LSI Petrit Vasili me anë të një statusi në “Facebook” shprehet se Shqipëria dhe ekonomia e saj janë një hap larg humnerës e shpërthimit social.

Vasili deklaron se buxheti po shkon për oligarkët dhe shqiptarët vetëm sa vjen e varfërohen.

Postimi i Petrit Vasilit:

Shqiperia dhe ekonomia e saj vetem nje hap larg humneres!

Megjithese ekonomia po shkon drejt kolapsit parlamenti i karavidheve vazhdon noterizimin e vjedhjese se qeverise. Rritja e ekonomike edhe duke ju referuar vete shifrave te ketyre eshte pergjysmuar deri ne me pak se 2% nga 4.5 % qe brohoriten,genjyen e premtuan. Investimet publike jane bllokuar,dhjetra tendera jane anulluar dhe parate kalojne per paga.

Te ardhurat nuk realizohen deri ne masen 50% me pak. Deri edhe sigurimet shoqerore qindra institucione publike nuk jua paguajne punonjsve,per nje blere mbi 100 milion euro, duke shenuar nje skandal te padegjuar. Pushtetit lokal i rrembehen nga qeveria mbi 116 milion euro duke dhunuar ligjet dhe autonomine lokale ne menyre flagrante.

Pergjysmohet tatimi mbi dividentin nga 15% ne 8% duke ju bere dhurata oligarkeve dhe duke rrenuar te ardhurat publike. Bujqesia po rrenohet dita dites dhe fermeret po provojne nje drame shume te hidhur pa ndalim duke e detyruar te hedhin ne rruge djersen dhe gjakun e tyre dhe te familjeve te tyre. Borxhet qe shteti u ka te treteve jane me qindra milion euro.

Detyrimi ndaj koncesioneve shkon me miliarda euro deri ne 40% te prodhimit te brendshem bruto. Borxhi ka kaluar realisht 80% pavaresisht genjeshtrave gebelsiane te qeverise. Aktet normative dhe koncesionet miratohen me nje qetesi kriminale nga parlamenti i karavidheve.

Parlamenti i karavidheve eshte shnderruar ne nje bashkehajdut me qeverine! Ekonomia shqiptare eshte nje hap larg humneres se kolapsit dhe shperthimit social pasues. Duhen ndalur sot kjo katraure. Ne se jo, shqiptaret do te mbeten te varfer per vite te tera ndersa oligarket te majmur perjetesisht.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb