TIRANE

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, ndërsa i cilëson ata si fosilet e të shkuarës. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasili tha se Rama e Ruçi janë armiq të popullit.

REAGIMI I VASILIT
Rilindja, Rama, Ruçi (RRR) dhe partia ne pushtet mbi shtetin e se drejtes !!!
Shteti i se drejtes per keta fosilet e te shkuares nuk ekzistojne dhe permbi to eshte Partia ne Pushtet siç thote ky Ruçi.
Per keta armiq te popullit ,qytetaret nuk duhet ti besojnë ligjit dhe shtetit ligjor.
Keta armiq te ligjit duan qe qytetaret ti gjunjëzohen shtetit te partise ne pushtet, te rilindjes se krimineleve, trafikanteve, pastruesve te parase se piset dhe dhunuesve te ligjit.
Tre R,Rilindja, Rama, Ruci jane deshmitare se si partia qe ishte mbi ligjin u shperbe ne 2 jave nga studentet ne vitin 90′ , ndersa rrezimi i rilindjes, partise se vdekur te ketyre eshte thjesht nje funeral i vonuar qe shqiptaret do ta perfundojne shume shpejt…
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb