TIRANE

Në kulmin e debateve dhe deklaratave në distancë për dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm, ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili.

Përmes një postimi në “Facebook” Vasili ka sulmuar ashpër Edi Ramën, ndërsa ka kërkuar shkarkimin e kryeministrit.

Sipas Vasilit Rama ka shkelur rëndë Kushtetutën, pasi Sandër Lleshi është emëruar zv/ministër i Brendshëm duke qene gjeneral aktiv.

“Te shkarkohet kryeministri për shkelje shume te rende te Kushtetutës.
Tashme u provua sheshit shkelja shume e rende e Kushtetutes nga Kryeministri, Qeveria dhe Lleshi me emerimin e tij zv.minister i brendshem duke qene gjeneral aktiv.
Kryeministri qe shkel ne menyre flagrante kushtetuten s’mund te qendroje me asnje sekonde ne ate karrige.
Perpara Ligjit te gjithe jane te barabarte.”, shkruan Vasili.

Më herët Vasili e cilësoi Ramën ‘kryeministër antiligj’, duke shtuar se ai gënjen për rastin e Lleshit.

REAGIMI I VASILIT
Kryeministri antiligj bie poshte, genjeu sheshit per Lleshin(aj).
Ç’kryeminister genjeshtar.
S’la genjeshter pa thene per te emeruar çinovnikun e tij minister te brendeshem.
Tani i pranon te gjitha.
Pranon qe ka bere propozim ministri antigj.
Antiligji do te vendose ligjin ne ministrine e brendeshme?
Antiligji do luftoje bandat e krimit te organizuar dhe trafiqet?
Antiligji do ndeze radaret qe i fiku per 5 vjet qe te kalonte nje det me droge?
Antiligji do luftoje parane e piset qe ngre kulla ne mes te Tiranes?
Antiligji qe ulet ne qeveri do luftoje vetveten?
Kryeministri eshte ai perfaqesuesi i antiligjit qytetaret jane ne rrezik.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb