TIRANE- Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar sot kryeministrin Edi Rama, ndërsa e ka cilësuar atë si armik të shqiptarëve.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Vasili theksoi se Shqipëria ka numrin më të lartë të azilkërkuesve. Po ashtu ai renditi disa shqetësime që sipas tij janë prezent në vendin tonë, ku përmendi edhe problemin që lidhet me shembjen e Teatrit Kombëtar.

REAGIMI I VASILIT
Kryeministri i vetëm dhe armik i te gjithëve.
Shqiptaret kane numrin me te larte te azilkërkuesve ne Europe. Kjo është mënyra e kryeministrit te vetëm dhe armik te te gjithëve.
Fshati shqiptar ne skamje, me keq se te gjithe vendet e Ballkanit dhe e thote Banka Boterore. Kjo eshte fatkeqesia qe vjen prej kryeministrit te vetem dhe armik te te gjitheve.
Teatrin duan ta shkaterrojne,te rrenojne kulturen,te grabisin pronen, te vjedhin parate te gjithe shqiptareve. Ky eshte turpi me i madh i kryeministrit te vetem dhe armik te te gjitheve.
Shqiptaret kane vetem nje armik qe eshte i vetem dhe kunder te gjitheve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: