Nënkryetari i LSI-së në një deklaratë për mediat i kërkojë SPAK që të bëjë transparencë dhe të pezullojë nga funksionet të gjithë personat që janë nën hetim për përgjimet e grupit mafioz të Ndraghetas.

Në emër të LSI-së Vasili tha se këta persona mund të prishin provat.

Sipas tij, të vetmit të interesuar për të mbyllur dhe për të kamufluar aferën e tmerrshme kriminale të përfshirjes së Ndraghetës në Shqipëri, mu në mes të kryeqytetit, janë Edi Rama dhe të tijtë.

DEKLARATA E NËNKRYETARIT TË LSI
Të nderuar qytetare dhe qytetarë,
Është shumë e qartë edhe për qytetarin më të fundit shqiptar, por edhe atij të Tiranës, që mafia dhe inkriminimi mafioz qeveritar janë bërë njësh me njëri – tjetrin dhe Ndragheta të tjera janë ulur këmbëkryq në mes të Tiranës, të bekuar nga qeveria e bashkia, përfitues të parave kolosale e të miliardave parave të pista që janë ngulur në Tiranë. Të vetmit të interesuar për të mbyllur dhe për të kamufluar aferën e tmerrshme kriminale të përfshirjes së Ndraghetës në Shqipëri, mu në mes të kryeqytetit, janë Edi Rama dhe të tijtë.

Edi Rama është kaq i preukupuar, kaq në hall, kaq i trembur saqë publikisht përpiqet të përdorë edhe të paqenat, të përdorë edhe personalitete diplomatike, vetëm e vetëm për t’i shpëtuar hallit.
Shikoni se çfarë thotë Edi Rama lidhur me këtë çështje, në videon që do t’ju ekspozojmë dhe më tutje ju njohim me zhvillimet e tjera shumë të rëndësishme që kanë ndodhur me dosjen e Ndraghetës.
Ju lutëm ndiqni videon:
(VIDEO)
Por, fakti publik është ky, që përkundrejt këtij interesimit fare, fare, fare për Edi Ramën, që nuk ka asnjë interes për Edi Ramën, i cili thotë se: “Pse mi kërkoni mua ti lexoj konkluzionet e Prokurorisë Italiane? Çfarë duhet të investigohet këtu?”
Pra, për Edi Ramën nuk duhet të ekzistojë investigimi dhe pse duhet të kërkoj unë SPAK-un, thotë Edi Rama, pra njeriu më i çinteresuar në botë është Edi Rama dhe të tijtë, përkundrejt kësaj në datën 25 janar SPAK ka filluar, regjistruar procedimin penal për veprat penale: ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’, funksione publike është Edi Rama dhe të tijtë; ‘Grup i strukturuar kriminal’, ‘Pastrim i produkteve të veprës penale’, e të tjera çështje, njëra më e rëndë se tjetra.
Gjithashtu, ambasadori i Italisë në Tiranë, ka shpjeguar shumë qartë, në të kundërt të asaj që Edi Rama thotë, dhe ka thënë që ka një bashkëpunim tepër të ngushtë, 2 Prokuroritë janë duke bashkëpunuar me njëra – tjetrën.

Do të ketë zhvillime të rëndësishme së shpejti, thotë ambasadori italian. Nuk mund të flas me detaje për arsye të natyrës, por po punohet dhe dy prokuroritë po komunikojnë. Dosja e madhe ka ardhur në Tiranë, e cila po përpunohet dhe praktikisht të gjithë qytetarët janë më sy e veshë për të kuptuar të vërtetat e mëdha sesi grabitet dhe si është në duart e mafiozëve pushteti qendror dhe lokal.
Por sot publikisht ne kërkojmë, në emër të transparencës, të asaj transparence tërësisht të munguar, që përderisa në regjistrimin e procedimit penal bëhet fjalë për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike dhe pastrimit të parasë, të bëhen publikë e transparent nga SPAK, se cilët janë personat me funksione publike të cilët janë nën hetim, e për të cilët po investigohet? Pasi këta persona duhet të ndalen e të pezullohen menjëherë nga detyrat e tyre, që nga Kryeministri e të gjithë të tjerët, deri në Bashkinë e Tiranës.

Pasi mund të bëjnë pis provat, mund t’i fshehin ato, mund të ndërmarrin mjaft vepra të tjera të cilat kompromentojnë punën hetimore, por njëherazi mund të vazhdojnë të rrënojnë qytetin, duke vënë firma të tjera, në koncesione të dyshimta, në koncesione kriminale, në koncesione mafioze, e duke falur Tiranën, siç kanë falur disa kulla në Tiranë, që janë një dëshmi ulëritëse, e ku miliarda euro nuk prodhojnë të ardhura në buxhet. Por përkundrazi zvogëlohen e nuk bëjnë që të rritet volumi i TVSH-së, e lavatriçja gjigande e pastrimit të parave mu në mes të Tiranës punon pa u lodhur. Ndaj SPAK duke e bërë këtë transparencë, e duke bërë pezullimet, sigurisht mund të hyjë në rrugën e duhur, për t’i ndalur këta grabitqarë mafiozë e për të shpëtuar qytetin dhe Shqipërinë nga kjo qeverisje, që është bërë një kancer që grabit jetën dhe paratë e qytetarëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: