TIRANE- Kreu i Grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili me anë të një statusi në Facebook thotë se reforma në drejtësi nga shpresë për shqiptarët u kthye në zhgënjim. Ai thotë se ambasadorët u bënë palë me qeverinë dhe tani i fton të heshtin. “Tani gjeja e vetme qe u ka mbetur eshte qe te heshtin pasi cdo sugjerim ne anglisht, kroatisht apo shqipe e çale vetem pengon zgjidhjen dhe shuan shpresen”,- thotë ai.

STATUSI I PLOTË
Nderkombetaret heshten,kur rilindja perbuzi ONM per anetaret e KLGJ dhe KLP dhe reforma u kthye nga shprese ne zhgenjim.
Rilindja perbuzi dhe hodhi poshte muaj me pare sugjerimet e Operacionit Nderkombetar te Monitorimit te reformes ne drejtesi.
Ambasadoret e BE dhe SHBA ne Tirane deklaruan me ze shume te larte se ONM do te ishte garancia e integritetit te reformes,pasi ajo ishte perbere nga juriste me integritet shume te larte nga SHBA dhe BE.
Rilindja duke perbuzur ONM rrenoi pra reformen dhe integritetin e saj.
Asnje nga ambasadoret nuk foli asnje fjale perpara ketij atentati juridik e moral, qe po i behej reformes.
Pra reforma u fut ne qorrsokak dhe ate tanime nuk e beson me kerkush, ajo thjesht nderroi pronarin duke kthyer drejtesine ne prone te rilindjes.
Heshtja e denueshme e djeshme u ka humbur te huajve sot mundesine qe ata te flasin,te preokupohen dhe te sugjerojne.
Ambasadoret u tremben qe ti tregojne vendin dhe ti drejtojne gishtin rilindjes si fajtorja dhe shkaktarja e vetme, qe reforma ne drejtesi nga shprese u kthye ne zhgenjim
Te huajt e humben pra momentin dhe ç’vleresimi i tyre eshte zgjedhja e tyre per te qene njesh me qeverine per kapjen e reformes ne drejtesi.
Tani gjeja e vetme qe u ka mbetur eshte qe te heshtin pasi cdo sugjerim ne anglisht, kroatisht apo shqipe e çale vetem pengon zgjidhjen dhe shuan shpresen.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: