TIRANË

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas përgjigjes së ambasadorit të Austrisë në Tiranë Johann Sattler për kryebashkiaken në detyrë të Shkodrës Voltana Ademi.

Ndërsa Sattler i tha Ademit se jemi në 2019 e jo 2013, Vasili shkruan se Shqipëria jeton akoma nën një kryeministër të 1913. Sipas tij disa ambasadorë kanë bërë vetëm pushime në Shqipëri, duke aluduar madje se mund të jenë sponsorizuar nga kryeministri.

“Shqipëria jeton akoma (edhe për shumë pak kohë) nën një kryeministër të 1913 edhe sepse disa ambasadorë kanë bërë vetëm e vetëm pushime në Shqipëri, mos e dhënte Zoti të sponsorizuar nga vetë kryeministri që bën votime moniste që s’gjenden më as në Afrikën e zeze.
Këto votime për faqe të zeze ku kryeministri vjedh edhe veten e bëhet gazi i botës disa….nuk i shohin.
Dhe pastaj na thonë didaskalirat e integrimit europian…Integrim europian me monizëm ua ua ua”, shkruan Vasili.

Vasili Fb Ok

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb