TIRANË

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili akuzon kryeministrin Edi Rama për pagat e ulëta të shqiptarëve. Duke iu referuar raporteve të publikuara së fundmi, Vasili shkruan se Shqipëria i ka pagat më të ulëta se Kosova ndërsa me vendet e tjera është më larg. Ai thotë ‘boll’ me zhvatje, grabitje, gënjeshtra dhe borxhe të frikshme.

POSTIMI I VASILIT
Turp Kryeministër, Shqipëria ka pagat më të ulëta në Rajon!!
Pagat më të ulëta se Kosova, me të tjerët Shqipëria është shumë më larg.

Dil e fol kryeministër për pagat e shqiptarëve.
Boll i grabite.
Boll i zhvate me koncesione e PPP.
Boll i gënjeve me projekte imagjinare.
Boll i fute në borxhe të frikshme.
Boll i grabite me tendera sekrete, me bojatisje muresh, me pllaka bulevardi që shqepen çdo vit.

Vasili Fb
Vasili Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb