TIRANE

“Shqipëria sot ka vetëm një problem, ka vetëm një pengesë dhe vetëm një frymezues,përdorues e përfitues të krimit, që është Edi Rama.” Kështu shkruan sot ne facebook, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, ndërsa shton se sa herë që Edi Rama bën grabitje kolosale duke filluar nga vjedhja dhe manipulimi i zgjedhjeve, kapja e shtetit e drejtësisësi dhe vjedhja e miliardave të koncesioneve e tenderave, në vend që të kërkohet hetimi dhe cuarja përpara drejtesisë e Ramës dhe të tijve, pikërisht në atë moment hidhet gjithmone alibia e berjes së reformës zgjedhore.

Postimi i Plotë:
Perdorimi i reformes zgjedhore si alibi sorrosiste per vjedhjen e zgjedhjeve dhe kapjen e shtetit nga Edi Rama!

Sa here qe Edi Rama ben grabitje kolosale duke filluar nga vjedhja dhe manipulimi i zgjedhjeve,kapja e shtetit e drejtesise si dhe vjedhja e miliardave te koncesioneve e tenderave,
ne vend qe te kerkohet hetimi dhe cuarja perpara drejtesise e Rames dhe te tijve,pikerisht ne ate moment hidhet gjithmone alibia e berjes se reformes zgjedhore.
Eshte thjesht dhe vetem nje alibi sorrosiste dhe asgje me shume.
Shqiperia ka perdoruar lloj lloj sistemesh zgjedhore si dhe menyrash te administrimit te zgjedhjeve.
Me Kodin Zgjedhor aktual rezultatet e zgjedhjeve kane dale brenda dy diteve, qofte ne zgjedhjet e 2009 si dhe ato te 2013, apo 2017.
Ndersa ne votimet socialiste te te 2019 ku kandiduan,votuan dhe numeruan vetem socialistet ka gati tre jave qe nuk ka dale akoma rezultati i vjedhur,i shtuar dhe i manipuluar.
Pra, alibia sorrosiste e Reformes Zgjedhore eshte pa asnje baze, eshte vetem nje bombe tymi,qe hidhet qellimisht gjithmone per devijuar vemendjen nga veprimet kriminale te Rames me zgjedhjet,me kapjen shtetit e drejtesise dhe vjedhjen e paskrupullt te miliarda eurove te gjakut e djerses se shqiptareve.
Shqiperia sot ka vetem nje problem,ka vetem nje pengese dhe vetem nje frymezues,perdorues e perfitues te krimit,qe eshte Edi Rama.
Largimi i Rames sa me pare eshte zgjidhja e vetme.
Sa per reformen zgjedhore si alibi e neveritshme, shqiptaret jane shume te gatshem te shkojne qe neser ne zgjedhje, me te njejtin Kod Zgjedhor,por pa Ramen.
Shqiptaret nuk merziten fare se do te duhen te presin dy dite per te dale rezultatet….prape se prape jane shume me shpejt se jave te tera pa rezultat si votimet socialisto moniste te 30 qershorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb