TIRANE– Vasilika Hysi, përfaqësuesja e Kuvendit ka qëndruar në të njëjtën linjë me ambasadorin Donald Lu lidhur me kriminalitetin në vend.

Në një takim në Gjykatën Kushtetuese, ku u ankimuan disa ligje të vettingut, Hysi tha se 4 klane dhe 20 familje mafioze mbajnë peng vettingun në Shqipëri.

“4 klane e 20 familje mafioze mbajnë peng vettingun. S’mund të pranohet dorëheqja e gjyqtarëve gjatë procesit”, -tha ajo, e njëjta deklaratë që lëshoi Donald Lu në 20-vjetorin e Shkollës së Magjistraturës.

Ambasadori Lu u shpreh së në Shqipëri veprojnë 4 klane kryesore. “Sipas raporteve të Departamentit të Shtetit të SHBA, Shqipëria është qendër e aktivitetit të krimit të organizuar që përfshin trafikun e drogës, armëve dhe prostitucionit. Katër klane kryesore kontrollojnë 20 familje kriminale që menaxhojnë operacione kriminale ku përfshihen trafiku njerëzor, shantazhi, vjedhja e makinave, dhe pastrimi i parave. Shqipëria ka një treg të zi jo të vogël për mallra kontrabandë, në radhë të parë duhan, bizhuterì, makina të vjedhura dhe telefona celularë. Vendi mbetet në rrezik domethënës nga pastrimi i parave për shkak të korrupsionit të kudogjendur dhe një sistemi ligjor të dobët”, tha Lu.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb