Anëtarja e Komisionit Hetimor për Shkarkimin e presidentit, Vasilika Hysi renditi disa prej shkeljeve që ka bërë sipas maxhorancës Ilir Meta.

Gjatë fjalës së saj teksa renditi disa nga këto shkelje, Hysi iu bëri thirrje kolegëve që të votojnë pro shkarkimit të Metës.

“Në ditën e heshtjes zgjedhore, presidenti i Republikës kreu një sërë sjellësh që u hetuan nga komisioni parlamentar. Kushtetua e Shqipërisë e përcakton presidentin si kyetar të shtetit. Ai nuk mund të ushtrojë funksionin publik nëse ka ushtruar detyrën. Komisioni i Venecias në një nga raportet ka saktësuar se presidenti nuk duhet të mbajë pozicion politik, por vetëm neutral. Presidenti duhet të qëndrojë larg politikës së palëve. Asnjanësia është parim i rëndësishëm. Meta shpesh herë ndërmori nisma dhe kritikoi ashpër qeverinë, duke ndikuar drejtpërdrejtë mbi zgjedhjet. Kushtetuta kërkon që presidenti të qëndrojë neutral, ai nuk e bëri. Ai në fushatën zgjedhore dhe ditën e heshtjes, presidenti nuk e respektoi detyrën e tij, por iu bëri thirrje qytetarëve që të rrëzojnë qeverinë. Nuk është në detyrën tonë që të shprehemi apo të drejtojmë veprime që përmbajnë një vepër penale. Kërcënimet dhe thirrjet në gjuhë urrejtje ndaj prokurorisë dhe policisë, tregojnë shkelje dhe bien ndesh në parimin e balancimit të pushtetit. Ju ftoj kolegë që të votoni raportin e Komisionit dhe pro shkarkimit të Metës me keqardhje e madhe që këtij parlamenti i ra barra që të gjykojë veprimet më të gabuara dhe shkeljet më të rënda të Kushtetutes që asnjë vend dhe komb do t’i donte që presidenti i tij t’i kishte kryer.”, tha Hysi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb