Nënkryetari i LSI Petrit Vasili me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Edi Rama dikur “lutej” që tepsia të mos ndahej në copa, por ta merrte vetëm ai dhe se do “të ishte akullore e kajmak”.

Vasili shprehet se Rama kur mori tepsinë i vetëm bashkëpunoi me kriminelë, që i njihte mirë se kush ishin dhe sa dilnin letrat, ai i hidhte në kosh mbeturinash.  Numri dy i LSI shton me ironi se për kriminelët përreth tij, nëse nuk mban përgjegjësi Rama, kush mban, breshkat e tij.

Postimi i Petrit Vasilit:

Meqe Rama s’mban pergjesi per kriminelet,i bie qe ta mbajne breshkat e tij!

Kur mori tepsine Rama i cau derrasat te gjithe shqiptareve duke thene se e donte tepsine vetem fare,se do te emeronte njerez te paster,profesioniste ëe me nje fjale do te ishin akullore dhe kajmak i vertete.

Por tepsia si serat e rendimentit te larte ka prodhuar aq shume horra dhe maskarenj sa jane me qindra te emeruarit pas 2017 qe shkarkohen tufa tufa nga kryeministri “i paster,bore i bardhe” i Shqiperise.

Po ky vete i emeron se i njeh mire se ç’jane, pastaj dhe kur dalin dokumentet ku keta provohen qe jane faqezinj, ky kryeministri nuk i njeh më dhe s’mban pergjegjesi per ta.

Kur s’mban pergjesi kryeministri, kush e mban pergjegjesine per keta mostra te krimit ne pushtet ? I bie qe pergjesine ta mbajne breshkat e Edi Rames.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb