Analisti Arjan Vasjari i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka kritikuar ministren e larguar të Arsimit, Besa Shahini për mbrojtjen që bëri ajo në fund.

Vasjari thotë se arsyeja e largimit të Shahinit, nuk është ajo që dha në fund se ishte kritikuar për dialetin e saj të Kosovës.

Sipas Vasjarit, ky ishte ligjërimi më i padenjë që ka bërë ajo si ministre, dhe cinizmi s;mund të pranohet.
Për më tepër ai thotë se edhe ata që e kanë kritikuar kanë bërë mirë, pasi një ministër arsimi në Republikën e Shqipërisë duhet të flasë gjuhën zyrtare shqipe.

”Ajo se çfarë kuptoj nga Shahini, ishte që e meritonte. Arsyeja e largimit të saj, nuk është ajo që dha. Se një pjesë e politikës e kanë luftuar për trajtat nëndialektore. Ky është një cinizëm i rëndë. Ligjërimi më i padenjë që ka bërë ajo.
Kjo e bën edhe më të rëndë, Shahini ishte pjesë e një ekipi qeverisës. Nëse ka një pjesë që e kanë kritikuar, dhe mirë bëjnë se ministrja e Arsimit duhet që të përdorë gjuhë zyrtare. Nuk e pranoj dot të thotë që u largua pasi u sulmua prej dialektit.”- tha Vasjari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb