TIRANË

Për analistin Arian Vasjari çështja e shkëmbimit të territoreve e propozuar një vit më parë nuk është ende e kapërcyer. Duke bërë analizën e tij, Vasjari tha në “Real Story” në News24 se Serbia ka bërë një betejë të gjatë për çnjohjet e për ta bllokuar Kosovën dhe ngriti pyetjen se çfarë do marrë në këtë histori. Ai tha se vetëm Gjermania e ka kundërshtuar qartë shkëmbimin e territoreve.

“Volumi më i madh ekonomik tregtar që ka Shqipëria sot e ka me Europën. Është diçka tjetër Serbia pretendimet e saj sot nuk i ka thjesht në rrafsh ekonomik. Ne nuk do ishim në një debat të tillë për Kosovën nëse nuk do kishim shqetësimet tona për njohjen e Kosovës madje rrezikun për shkëmbimin e territoreve. Unë vijoj të jetoj në paranojën që çështja e shkëmbimit të territorit ende është…
Serbia çfarë do marrë në këtë histori? Ka bërë një betejë të gjatë për të çnjohur Kosovën. Ideja e shkëmbimit të territoreve nuk e konsideroj të kapërcyer. Më lejo të jem paranojak. Ky është një shqetësim i madh. Unë personalisht nuk kam dëgjuar qartë, prerë, përveç Gjermanisë..njëherë e mirë që çështja e diskutimit të shkëmbimit të territoreve të jetë e përjashtuar përfundimisht. I referohem SHBA-ve. Sa i përket integrimit ekonomik, paradoksalisht taksa 100% e zotit Haradinaj ka forcuar prodhuesit kosovarë, nga ana tjetër ka rritur kostot për qytetarët e thjeshtë. Për qytetarin e thjeshtë ka qenë negative për prodhuesin pozitive. Haradinaj nuk humbi për shkak të taksës 100%”, deklaroi Vasjari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb