Analisti Arjan Vasjari i ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ se ndërkombëtarët nuk janë shkaku i kësaj situatë në të cilën ndodhet vendi për shkak edhe të mosdakordësimit për reformën zgjedhore, por sipas tij është klasa politike e cila ka mbërritur në një nivel delegjitimimi moral.

Ai theksoi se protesta për shembjen e teatrit është për një kauzë historike.

“Ata janë qytetarë të lirë, po mbrojnë një kauzë qytetërimi (protesta për teatrin). Pastaj një kauzë historike. Për një vend si Shqipëria, e cila gjurmët e qytetërimit të saj, ata po bëjnë një betejë qytetërimi. Nëse ata kanë arritur një marrëveshje, që ka sfumaturë të qartë politike, me kreun e PD. Nëse ata shkojnë tek hapja e sistemit politik, nuk shoh asnjë problem. Sa i përket ndërkombëtarëve, debati për praninë e tyre është shumë i gjerë, kompleks, i vjetër në kohë. Edhe unë i qëndroj idesë se nëse ne jemi këtu ku jemi, atëherë duhet të ndërtojmë pyetjen se; ku do të ishim nëse nuk do ishin ndërkombëtarët. Do ishim më keq se në rrugë. Ambasadorët, janë pasojat dhe jo shkaku, i një klase politike që kanë mbërritur në një nivel degjelitimimi moral. Unë besoj se ka prekur kuota të cilat në këto 30 vite nuk janë parë. Në këtë betejë qytetërimi u arritën që të grumbullohen njëherazi, e energji, në protestën për teatrin. Ky ishte indikator. Për t’u kthyer tek çështja e zgjedhjeve, unë them diçka. Unë besoj se çështja e zgjedhjeve në këto 30 vite nuk kanë qenë problematika rregullash, por ligjore. S’ka të dytë si Shqipëria që të ketë shkruar si vendi ynë, sete rregullash. Nëse ne shkojmë në një tryezë me terrorin se ai përballë do na vjedh votat, a ka vend për sete rregullash. Në Shqipëri brenda klasës politike, kultura e rezultatit prevalon mbi kulturën e rregullit. Dy rregullat e klasës politike; rregulli i parë; mos humb zgjedhjet, rregulli i dytë; thye çdo rregull për të mos t’i humbur ato. Produkti është ky; dy palë ulen në një tryezë. Dhe kur vjen tek çështja e legjitmimit nuk merren vesh. S’kanë si të merren vesh. Për mua është pa rëndësi dhe çështja e sistemit, e listave të hapura.”, theksoi Vasjari.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: