Analisti politik Arjan Vasjari i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” u shpreh se tashmë edhe Europa ka shtuar vëmendjen ndaj Shqipërisë.

Vasjari tha se Shqipëria është vend me shumë probleme, duke nënvizuar se problematik mbetet fakti që pushteti është në dorën e një partie politike të vetme.  

Fatos Lubonja: Unë nuk besoj se populli shqiptar dhe ai serb kanë afri. Ne edhe me Greqinë vazhdojmë me kulturën nacionaliste. Edhe në histori ne shikojmë të këqijat që na kanë bërë e jo gjithçka. Politika jonë është hipokrite, që flasin në mënyrë europiane me përfaqësuesit e Brukselit dhe ndryshe me ne. Për mua fajtore është më shumë politika.

Ditmir Bushati: Aleksandër Vuçiç është një person me shumë pushtet politik. Për Luginën e Preshevës, duhet ndaluar asimilimi. Pala serbe ka bërë që mos të kemi njohje të diplomave bnë mënyrë të anasjelltë.

Arjan Vasjari: Kam idenë se Europa është bërë e vëmendshme ndaj Shqipërisë, për shkak të problemeve këtu. Shqipëria ngjan me Serbinë, sepse janë “monizëm”. Por, Serbia sërish është më e fortë. Shqipëria sot drejtohet vetëm nga një parti politike dhe është anormale kjo për Europën. Kthimi i kushteve ndaj Tiranës është se Shqipëria ka probleme.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb