Analisti Arian Vasjari ka debatuar me Damian Gjiknurin e PS si të ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 lidhur me Kodin e Ri elektoral dhe Reformën Zgjedhore.

Vasjari thotë se është skandal të vendosësh rregullat e lojës për elektoratin në ditën kur ata manifestojnë të drejtën për të zgjedhur, pikërisht ditën e zgjedhjeve.

Ai i propozoi Gjiknurit që të bëhen 28 deputetë nga Kuvendi dhe ta hedhin për referendum Kodin e Ri elektoral që ta zgjedhë vetë populli.

 

 

”Kam një ndjesi negative për këtë. Për gjithë këtë. U angazhuan madje kryetarë KQZ-ve, që kanë detyra nga më të ndryshmet, apo individë të tjerë. Duhet të zgjidhim një keqkuptim  të madh sepse proceset janë produkt i trupit elektoral, partitë janë vetëm fituese.

Me këtë që këta kanë bërë, çfarë kanë bërë, kanë shkallmuar një nga parimet themelore, parimi që thotë, delegohet pushteti por jo vullneti. Dita e zgjedhjeve ësthë e vetmja ditë kur elektorati manifeston vullnetin e tij. Të marrësh përsipër të shkruash rregulla loje për vullnetin elektoral ësthë skandaloze. Ka vetëm një rrugë, referendum. Kodi Elektoral, ju mund të bëni kode, bëhuni 28 veta dhe çojeni. Kushtetuta ia njeh. Mund të shkruani rregulla loje për shoqërinë se ju çfarë bëni. Nuk do të aprovojë dot zgjedhje që plotësojnë kushtet e OSBE/ ODIHR. Zgjedhje brenda standardeve jo. Pse u morët ju me sistemin kur nuk është kulturë , pse u morët me kodin. Nuk është çështje sistemi, kodi, legjislacioni. Është kulturë tjetër. Nëse ne pranojmë që zgjedhjet janë një proces cilësor, por i manipuluar. Në 30 vjet kritikat që kanë shkuar për proceset elektorale nuk kanë qenë teknike, apo për komisioner, apo rast të izoluar, ne kemi goditur partitë në pushtet si përgjegjëse për procese manipulimi. Me vendet e punës, vjedhjet, trafikun e drogërave. Ju dhe ata të tjerët, që i është ndaluar të financojnë partitë nuk janë refuzuar.

 

E marrim mbas ’97. Dy proceset më të pakontestuar ishin 2013 dhe 2015 me probleme sa të duash. Më thuaj një palë zgjedhje nga 2000 e këtej që nuk kanë pasur probleme të rënda. Denatyrimi i mandatit. Merr zgjedhjet e 2001, elektoralet pas 2001, merr zgjedhjet tuaja.

Nëse nuk kishte, pse i bëni ndërhyrjet nëse nuk kishte probleme. Ky është një proces politik, kur ju keni pasur, të duket normale që në këto 30 vjet, kulturën politike që ne kemi nuk e ka askush tjetër. Ky është një turp i madh. Ne nuk krahasohemi me Kosovën.  ”- tha Vasjari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb