Analisti Arjan Vasjari i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 i është drejtuar Rudina Hajdarit me apelin për të shkuar tek elektorati gri në mënyrë për të sfiduar gjithë sistemin.

Hajdari është tashmë pjesë e një lëvizje të re politike si Nisma Turje, dhe analisti thekson se nuk duhet të krijojë konvergjenca, por të përballen me të gjitha palët.
Po ashtu ai thekson se Nisma Thurje ka një avantazh sepse anëtarët i ka me kurrikulë të pastër, por nga ana tjetër po përballen me një sistem të tmerrshëm dhe duhet të hipotekojnë edhe dështimin në këtë rast.

”Marr shkas nga znj.Hajdari. S’më pëlqen që sheh sfumatura totalitare, mos fol ti edhe, tejkaloni këto gjëra. Viktimizimi nuk vlen. As për të ndëruar konvergjencë me ne.
Nëse ju thonë të jeni në linjë me Bashën, jo mo zotëri, jemi në linjën tonë, qëndroni të qetë. Pse duhet t’ju shqetësojë fakti që ju sulmun Basha. Shkoni tek elektorati gri, komunikoni me ta.
Partinë e re e bëri e Spahiu, Blushi, dështuan. Duhet të sfidoni gjithë sistemin, edhe atë të medias.
Kurrikula e tyre është e pastër. Janë me biografi të bardhë. Në momentin që futen në një betejë, në një sistem të tmerrshëm, hipotekoni dhe dështimin. Nëse mendoni se e keni seriozisht duhet të futeni për të bërë betejë me të gjitha palët. ”- tha Vasjari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb