Analisti Arjan Vasjari i dha të drejtë ish-ministrit të Brendshëm, Neritan Ceka kur foli për një tendencë të qeverive të majta shqiptare që ngjajnë më së shumti me të djathtat e Amerikës Latine.

I ftuar në studion e emisionit “Real Story” në News24, Vasjari tha se, sa i përket lidhjes së politikës me krimin, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri e çoi në një nivel të pakonceptueshëm varësinë e politikës nga krimi.

“E kam të vështirë të përgjigjem pse e majta ka pasur një lidhje me krimin, por ka një të vërtetë tek ajo që thotë zoti Ceka. Në këto 7 vite kemi parë një lloj profili amerikano-latin, të mos harrojmë zotin Tahiri që e çoi në një nivel të pakonceptueshëm varësinë e politikës nga krimi. Tahiri ndërtoi në Shqipëri fenomenin e kanabizimit. Koncepti ynë është thellësisht vertikal, pra kur koncentrohet në një dorë dhe degët poshtë kanë një peshë realitivisht të caktuar të bën të pyesësh që Saimir Tahiri nuk mund ta kriminalizonte vendin në atë fazë dhe të mos dinte gjë i pari i qeverisë. Duhet parë në majë të piramidës për të marrë përgjigje”,- tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: