TIRANË

Analisti Arjan Vasjari e shikon koalicionin opozitar si një masë të fragmentuar partish që nuk po gjejnë dot konvergjencë. Vasjari tha në “Real Story” në News24 se opozita duhet të kapërcejë divergjencat dhe të bashkohemi, duke iu referuar znj. Topalli apo z. Patozi.

“Është një ftesë për të ndryshuar deficionin mbi partitë. Nuk ka parti të mëdha apo të vogla, ka parti relevante dhe irelevante. Zoti Duka mendon që është parti relevante, ka vota si z. Mediu. Duhet ta fshijmë njëherë e mirë, sigurisht ka parti të vogla irrelevante por janë parti që kanë një peshë specifike, të paktën në perceptim. Ne e dimë që ka parti liderësh. Është Agron Duka apo Fatmir Mediu që i marrin votat përgjithësisht, pavarësisht elementeve shtesë. Nuk ka arsye që z. Duka t’i bëjë sugjerime z. Mediu. Z. Duka mund t’i bëjë sugjerime z. Basha. Z. Mediu është një aleat në një koalicion aritmetik. Koalicioni opozitar mua më krijon përshtypjen e një mase të fragmentuar partish që nuk po gjejnë dot konvergjencë. Z. Mediu tha që jam i qetë.
Z. Mediu i thotë mor zotëri i dashur, Bashës në qoftë se ne do të shkojmë të përballemi në këtë betejë, ne duhet të zhvishemi nga ngarkesat që kemi ndaj migrantëve tanë, ndaj z. Patozi, ndaj znj. Topalli, ndaj z. Topi. T’i kapërcejmë këto divergjenca dhe të bashkohemi. Z. Basha nuk e reflekton. Të gjithë politikanët por kryesisht kryetarët e partive bien viktima të historish. Unë them që qasja e z. Mediu është qasje shumë racionale. Në parim kjo divergjencë idesh që paraqet z. Mediu sot është e para.
Nëse z. Duka ka arritur përmes bisedimeve të sigurojë vendin e tij në Durrës, mua kjo më shton argumentin për të thënë që o zotëri ka diçka që nuk ecën sepse manifestohet tek një qasje preferenciale”, deklaroi Vasjari.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb